Kryeministri në largim i Kosovёs, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret gjatë muajit dhjetor dhe se qytetarët e vendit shumë shpejti do të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.

Haradinaj nuk pajtohet me deklaratat e zyrtarëve të BE-së se Kosova nuk po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shembullin se në Kosovë korrupsioni nuk është në nivelet qё pretendohet, ai e ilustroi me procesin zgjedhor të 6 tetorit.

“Një sistem politik i korruptuar godet mё sё pari zgjedhjet, dhe ndёrkohё kёtu tё gjitha institucionet pjesëmarrëse treguan integritet. Nuk po them që Kosova nuk ka nevojë të vazhdojë të përballet me luften kundёr krimit, korrupsionit, të këqijave. Por kjo temё, nuk duhet tё vazhdohet tё kthehet nё retorikё“, ёshtё shprehur Haradinaj.

“Unë e di se në fund të nëntorit është një proces, por nuk dua tё jap detaje sepse e tillё është natyra e punës. Unё gjithashtu e di se në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, nё krye tё tё cilit pres tё vihet Gjermania“, ka qene deklarata e shefit ne detyre tё ekzekutivit kosovar.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA