Një adoleshent vdiq para kompjuterit pasi kishte luajtur pa ndërprerje me video-lojëra gjatë ditëve që kishte pushim nga shkolla.

17-vjeçari nga Tajlanda e përdori kohën e lirë për të qëndruar në dhomë e për të luajtur lojëra në internet me kompjuterin personal.

Prindërit thonë se ai kishte varësi. Rrinte gjithë natën duke luajtur e në mëngjes mbyllte perdet që ta bënte dhomën errësirë e të vazhdonte lojën.

Prindërit i luteshin të ndalonte, por ai vazhdonte, derisa e gjetën të hënën të vdekur, të rënë nga karrigia. Mjekët thanë që  ishte shkaktuar nga një mpiksje e gjakut në tru.

Aj.P

FOTO GALERI
2/4

Top Channel