Është identifikuar dhe arrestuar personi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen e 80 vjeçarit, Ndrek Prendi.

80 vjeçari, Ndrek Prendi ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga 2 persona të cilët udhëtonin me motorciklet, ku pas goditjes janë larguar nga vendngjarja.

Nga informacionet e mara në rrugë operative dhe duke përdorur dhe kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugë policia e Divjakës identifikoi dhe ndalojë shtetasin Antonio Xeka, 18 vjeç, nga Gramshi i Lushnjes, i cili u arrestua në banesën e tij.

Policia e Divjakës konstatoi në trupin e tij plagë të cilat i ishin shkaktuar nga aksidenti. 18 vjeçari Xeka së bashku me shokun e tij goditen me motorciklet 80 vjeçari dhe me pas u larguan nga vendngjarja.

Mbi të rëndon akuza e ikjes nga vendngjarja dhe aksidentimit me pasojë vdekje, ndërsa për shokun e tij 17 vjeçar rëndon akuza e bashkëpunimit dhe fshehjes se vërtetës që penguan policin për zbardhjen e ngjarjes

Top Channel