Është e vështirë që të përfshish në 500 faqe libër të gjitha dijet e kokave të rënda të mendimit shqiptar, që shtyhet në një kreacion intesiv përtej 2000 viteve.

Kur mendon se shkencat tona albanologjike janë aq të varfëria me udhëpërshkrimin e diturisë shqiptare, me zanafillë nga tradita e largët ilire, libri i ri “Historia e mendimit shqiptar” i studiuesit të njohur Ndriçim Kulla të ofron vëmendjen e duhur për të parë evolucionin e mendimit shqiptar si një pjesë të pandashme të trashëgimisë kulturore, krahas asaj të arkeologjisë, kulteve, folklorit, etnografisë, fesë dhe letërsisë.

Libri i sapo botuar prej tij “Historia e Mendimit Shqiptarë” është një vepër voluminoze, i cili për vetë rrethanat specifike të kësaj literature i ka kushtuar autorit mbi një dekadë. Ky libër, përfshin të gjitha rrjedhat e mendimit shqiptar, që në gjurmët dhe filizat e tij kur u kristalizua, shkollat dhe rrymat e tij, tiparet dhe aktualitetin e tij të jashtëzakonshëm do plotësojë një boshllëk të madh për kulturën dhe shkencën shqiptare. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm duhet të vihen në lidhje dhe ta njohin këtë literaturë, ashtu siç njohin edhe literaturën e letërsisë dhe historisë, e cila në dallim të dukshëm nga kjo literaturë është e programuar në mësimdhënie, duke i ponderuar orë të shumta.

Botimi i këtij mendimi në trajtën e një libri studimor vjen, si një literaturë shumë e përshtatshme edhe në procesin e mësim-dhënies në të gjitha nivelet e shkollave tona, në mënyrë që mësuesit dhe nxënësit, të arrijnë që brenda procesit mësimor të zgjerojnë njohjet dhe dijet e tyre mbi veprat dhe kontributin e intelektualëve shqiptarë të viteve 1870-1945, por edhe më thellë në histori. Komunikimi i vlerave të këtij libri do të ndikojë pozitivisht në, përdorimin e tij si literaturë konkretizuese dhe evidentuese, si do të sigurojë një kontakt të drejtpërdrejtë e të profilizuar të mësuesve dhe nxënësve me materialin autentik të këtyre autorëve. Do t’i ushtrojë nxënësit ose studentët që, nën drejtimin e mësuesit ose pedagogut, të mësojnë të punojnë me materialin burimor dhe me mënyrën e vjeljes së tij përmes skedave, fishave dhe tabelave, por dhe në drejtim të edukimit demokratik dhe patriotik të nxënësve, ngjalljes dhe forcimit të krenarisë së ligjshme për figurat madhore të kombit tonë në kulturë e mendim, shoqëruar me vlerat e tyre më të spikatura në këto fusha. Në perspektivën e hapjes së një rruge dhe praktike të re pune në lëndë të tilla specifike si sociologji, edukim demokratik, filozofi e psikologji, duke konkretizuar kështu edhe aktivitetin e mendimtarëve shqiptarë në to.

Detaje të librit

Fletët 536

Viti i botimit 2019

Vendndodhja e botimit Tirane

Gjuha Shqip

Tipi i publikimit Libër

Grupmosha e leximit mbi 14 vjeç

Statusi I ri

Numri i botimeve I dytë

History Albania

I ri 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA