Tirana është paralizuar pothuajse e gjitha paraditen e sotme. Rrugët kryesore të kryeqytetit vijojnë të bllokuara nga trafiku, ndërkohë që drejtuesve të mjeteve u është dashur të presin më shumë se një orë në radhë për të përshkruar distanca të vogla.

Trafiku i rënduar nuk është i pazakontë në Tiranë, por situata e sotme paraqitet edhe më vështirë se zakonisht.

Akset më problematike paraqiten nga ‘Harry Fultz’ deri te 21 Dhjetori, nga ‘Zogu i Zi’ deri te Dogana, ish-Blloku, Rruga e Dibrës, Piramida, nga Xhamlliku deri te kryqëzimi i Unazës. Edhe në akse të tjera kryesore trafiku paraqitet po kaq problematik.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë me dhjetëra foto nga qytetarët, që tregojnë trafikun e rënduar.

Ngushtimet dhe punimet në rrugë apo reshjet e shiut janë disa nga faktorët që ndikojnë në paralizimin e qarkullimit në kryeqytet.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA