24/11 17:59
Kur ishte në shkollë, Helen Christie thotë se tallej shpesh nga shoqet për gjoksin e vogël, por e kishte rritjen me vonesë.
Ajo thotë se pastaj rritja e gjoksit nisi në mënyrë të shfrenuar, por prapë vazhdonin ta tallnin, këtë herë për madhësinë.
Ajo e urrente vëmendjen që i jepte gjoksi i madh, por dalëngadalë nisi t’i japë edhe probleme shëndetësore.
Ajo kishte vështirësi me gjumin si dhe me shpinën, ndaj isthe e dëshpëruar që t’i zvogëlonte.
“Që në moshën 16-vjeçare nisa të kem vëmendje tepër të shpifur e të neveritshme nga meshkujt”, thotë ajo, teksa shton që kjo gjë e bëri ta ketë të vështirë të zhvishet, madje edhe përpara të dashurës së saj.
Top Channel