Suksesi evropian i “Sweet but Psycho” u kurorëzua dje për Ava Max me çmimin “Best Push” në MTV Europe Music Awards 2019.
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e lindur në SHBA arriti të mposhte konkurrencën e Billie Eilish, H.E.R., Mabel dhe Rosalía, duke marrë një çmim të rëndësishëm për artistët e rinj në evenimentin më të rëndësishëm të muzikës në Evropë.
Ava ishte edhe një performueseve në skenën e Seviljes, ku elektrizoi publikun me hitet e saj “Torn” dhe “Sweet but Psycho”.
Loredana ishte artistja tjetër shqiptare që u vlerësua në MTV Ema. Ajo u shpall si këngëtarja më e mirë zviceriane për vitin 2019-të, ndërkohë që në të njëjtën kategori ishte edhe shqiptarja tjetër Ilira.
Bebe Rexha, gjithashtu këngëtare me origjinë shqiptare, ishte nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, për këngën “Call You Mine” të publikuar me The Chainsmokers, por pa mundur të fitojë.
Rikthimi i bujshëm i Dua Lipës
Top Channel