Dhuna në futbollin shqiptar u rikthye këtë fundjavë në ligat inferiore. Skuadra e Maliqit denoncoi incidente e rënda në fushën e Këlcyrës në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1.

Trajneri i skuadrës mike tha se përjetuan një tmerr në transfertën e kësaj të diele dhe se jeta e lojtarëve u rrezikua.

Disa lojtarë kërkuan ndihmën mjekësore pasi u gjakosën nga tifozët dhe stafi i Këlcyrës. Në një rast mbrojtësi vendas Aristidh Coli dëmtoi rëndë në fytyrë një lojtar të Maliqit.

Mësohet se lojtari i Maliqit është dërguar për në spital.

Top Channel