Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë. 20/06 02:21
Një përleshje mes lojtarëve ndodhi në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Maliqit. Mësohet se lojtarët e Këlcyrës kanë goditur lojtarët e ekipit të Maliqit.
Për këtë ngjarje ka folur edhe trajneri i Maliqit, i cili ka thënë se jetët e futbollistëve u rrezikuan.
“Kemi përjetuar tmerr në fushën e Këlcyrës,gjë të cilën nuk e kemi hasur në asnjë fushë tjetër. Jeta e lojtarëve ishte në rrezik.
Falenderojmë zotin që dolëm gjallë nga fusha e Këlcyrës, në kushte të tilla dhune fizike,psikologjike vetëm për futbollin nuk bëhet fjalë më. Me lojtarë të gjakosur, me lojtarë në rrezik për jetën me thoni ju a mund të luhet futboll?- tha Egli Malësia, trajner i Maliqit.
Ndeshja ishte e vlefshme për kategorinë e dytë.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.