Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti i Serbisë, Beogradi u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale. Ljubomir Kica Markoviç, 37 vjeç, mbeti i vrarë në rrutën “Milenka Grcic” në Beograd. Markoviç është një emër i njohur në vendin serb, përshkak të angazhimit të tij në botën e futbollit, shkruan Newssport.
Ai fitoi reputacion si drejtues i tifo-grupit të Partizan Beogradit, “Alcatraz”. Gjatë drejtimit të grupit të tifozëve së bashku me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic morën një famë të keqe në vend, ku Markoviç u arrestua pas vrasjes së tifozit francez Bruce Taton.
Markoviç për këtë ngjarje u dënua me 30 vite burg, por dënimi i tij u ul në 13 vjet, dhe ai tashmë sapo ishte kthyer në rrugët e Beogradit.
Vrasje e tij mbrëmjen e djeshme ngelet ende mister nga policia, por pista kryesore është ajo e larjeve të hesapeve./gazetashqip
Top Channel