Policia e Kosovës raporton katër raste dhunë familjare në Podujevë, Lipjan, Gjakovë dhe Vushtrri.

Ngjarja e parë ka ndodhur në Gjakovë, ku janë arrestuar dy të dyshuar, burrë e grua pasi pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre. Të dyshuarit janë marrë në pyetje nga prokurori e më pas burri është mbajtur në burg ndërsa gruaja është liruar.

Rasti i dytë është rregjistruar në Podujevë,. viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim. Rasti i tretë është në Lipjan, viktima femër shqiotare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim. Dhe rasti i katërt ka nmdodhur në
Vushtrri viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit viktima me fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA