Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi dhe anëtaret e kryesisë Fitore Pacolli dhe Kreshnik Ahmeti, pritën në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian, tani kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack, e cila shoqërohej nga drejtori i Konrad Adenauer Stiftung në Kosovë, Johannes D. Rey dhe zyrtarë të tjerë të këtij fondacioni.
Pack uroi Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin dhe u interesua për procesin e negociatave për themelimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të VV-së, Bislimi njoftoi Pack për prioritetet programore të Qeverisë. Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socioekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve.
“Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pa kompromis kundër korrupsionit. Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që t’i vazhdojnë dhe thellojnë raportet në mes tyre”, thuhet në njoftim.
Top Channel