Ka gjithmonë një arsye më shumë për të parë Hell’s Kitchen.
Javë pas jave, në kuzhinën e djallit ndodhin dinamika e ngjarje nga më të ndryshmet, krejt të papritura, që shkaktojnë sa të qeshura aq dhe të qara, sa debate të forta e të bërtitura aq edhe shakara, ironi e gërricje që e ndezin edhe më fort marrëdhënien jo vetëm mes shef Renatos e konkurrentëve por dhe mes vetë këtyre të fundit.
Tashmë në natën e katërt të këtij edicioni do të bëhet edhe më e dukshme sfida që ata kanë shpallur dhe ndaj njëri- tjetrit. Janë hedhur të gjithë në zjarr, për të luftuar njëri-tjetrin e për të mbijetuar vetë përballë gjithë sfidave me djallin.
E kanë kuptuar që shef Renato mund t’i përballë me situata nga më të çuditshmet, siç do të jetë dhe sfida e parë e kësaj nate, ku disa konkurrentëve do t’ju dalin sytë vendit nga sikleti. Do të përvëlohen, pa e ditur se do t’ja bëjnë vetë gjëmën vetes, me duart e tyre. Do të provojnë gjëra sa të mira aq edhe të shpifura.
Në një moment edhe do të preken emocionalisht, me surprizën që stafi i Hell’s Kitchen i ka bërë njërit prej konkurrentëve.
Siç e thamë, ka shumë arsye për ta parë episodin e katërt, sonte në orën 21.00 në ekranin e Top Channel.
Top Channel