Pas sfidës me sy të mbyllur, shef Renato ka thirrur pranë vetes Amarildën. Ajo nuk e dinte se në pjatën që do të provonte do të ishin pikërisht ushqimet që ajo gatuan zakonisht në shtëpi për dy fëmijët e saj.

Ajo s’kishte si ta dinte se ata që do t’ja sillnin ato ushqime do të ishin vajza dhe djali i saj dhe se shef Renato do t’i bënte një surprizë të tillë.

Kur ia hapën sytë ajo nuk arriti t’i dallonte menjëherë fëmijët e saj. Përqafimi me ta ishte momenti më prekës i kësaj nate. Të gjithë u përlotën. U mallëngjye dhe vetë ajo duke thënë me zërin që i dridhej se ata fëmijë janë gjithë bota e saj.

Amarilda, siç e ka treguar dhe në klipin e prezantimit në natën e parë, po i rrit me shumë mundime fëmijët, pasi ata kanë mbetur pa babain e tyre, i cili ndërroi jetë vite më parë. Në mes lotësh Amarilda tregoi se përpiqet që të jetë dhe nëna, dhe babai dhe shoqja për vajzën dhe djalin e saj.

Megjithatë, për shefin aq ishte e mjaftueshme, pasi ai u kthye menjëherë në rolin e tij të zakonshëm duke mos u prekur as nga përqafimet, as nga buzëqeshjet e as nga lotët e duke vazhduar sfidën e rradhës, atë të restorantit. Sfidë, në fund të së cilës shefi bën edhe eleminimin. Por sa të eleminuar do të jenë sot? Kjo mbetet për tu parë në vijim.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA