15/01 10:42
Atmosfera e festës së Halloween nuk ka kaluar pa incidente të vogla.
Një i tillë është shënuar në Prishtinë ku një autobus i Trafikut Urban është dëmtuar pasi fëmijë të papërgjegjshëm, në festën për Halloween kanë gjuajtur në drejtim të tij.
Lajmin për këtë, bashkë me kërkesën që një gjë e tillë të ndalet, e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Si shkak i kësaj, “Trafiku Urban në Prishtinë” ka informuar se është ndërprerë qarkullimi i autobusëve gjatë darkës.
Ja çfarë shkruan në facebook Trafiku Urban në Prishtinë:
Top Channel