Tre vajza modele dolën nëpër mediat e gjithë botës pak ditë më parë pasi hoqën bluzët dhe dolën zhveshur nga mesi e sipër gjatë një ndeshjeje bejsbolli.

Ato morën menjëherë përjashtim të përjetshëm nga stadiumi, gjë që nuk i trembi vajzat por thanë se do të vazhdonin me atë që bëjnë edhe në vende të tjera.

“Burrat janë zhveshur gjithnjë nga mesi e sipër nëpër stadiume e nuk u ka thënë njeri gjë”, kanë argumentuar vajzat, si dhe shtuan se e bënë gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin rreth kancerit të gjirit.

Dhe për të treguar seriozitetin e këtij numri, një nga vajzat tha për mediat se e kishin planifikuar të gjithën që një vit më parë, duke blerë bileta stadiumi në vende që mund t’i kapnin kamerat patjetër, që në total u kishin kushtuar 80 mijë dollarë.

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA