Ronaldo: Motoja jonë është të luftojmë deri në fund

31/10/2019 10:50

Dje Juventus arriti të fitojë më shumë vështirësi kundër Genoas (2-1).

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 95-të, përmes penalltive. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe motoja e klubit është të luftojnë deri në fund.

“Jam shumë i lumtur. Ishte ndeshje e vështirë ndaj një klubi të organizuar, por jemi Juventus, motoja është të luftojmë deri në fund. Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë shanse dhe e merituam. Interi ishte përpara, gjë ishte me stimulues për ne”, deklaroi ai.

Juventus është lider në Seria A me 26 pikë, një më shumë se rivali Inter që renditët në vendin e dytë.

Top Channel