Puntata e sotme e “Ftesë në 5” iu dedikua tërësisht festës së Halloween-it dhe nuk i referohemi vetëm bisedës në studio, por mënyrës se si gjithçka nisi dhe përfundoi.
Një hyrje aspak e zakonshme e autores dhe moderatores Bieta Sulo, e cila këtë herë e nisi emisionin nën fustanin hijerëndë të Maria Antoinette, duke aktruar skenën e dënimit me vdekje të mbretëreshës famëkeqe.
Një rol të rëndësishëm luajti performanca e Xhimi Lazrit, i cili si një profesionist i vërtetë bëri “rrëfimtarin” dramatik të gjithë ngjarjes, që arriti të na kthente shekuj pas në kohë.
Në shoqërinë e “djallit”, prezantuar më së miri nga moderatorja Sara Gjordeni, mikeshës aristokrate nga Olesia Leço, Jokerit nga Arbër Çepani dhe engjëllit në versionin e Ada Dedës, u bënë bashkë shumë epoka në një studio të vetme.
Përpos surprizave, kërcimeve e të qeshurave pafund, nuk mungoi as e shtëna me armë, një shaka nga “Jokeri shqiptar” që arriti të përmbushte misionin deri në fund.
Top Channel