Kapiteni i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për dy takimet e radhës së kombëtares kuqezi ndaj Andorras në Elbasan Arena dhe ndaj Francës në Arenën Kombëtare.

Hysaj i cili po qëndron jashtë fushave të futbollit që nga fillimi i muajit tetor për shkak të një dëmtimi që pësoi në shpinë në ndeshjen ndaj Torinos.

Kuqeziu është rikthyer në stërvitje me Napolin këtë të enjte dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

Në këto momente duke patur parasysh edhe dëmtimin e rëndë të Malcuit, Ancelotti ka shumë nevojë për shqiptarin pasi pritet ta përshtasë Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes me Di Lorenzon që do të spostohet në të djathtë pasi në krahun e majtë mungon edhe Ghoulam i cili gjithashtu është i dëmtuar.

Top Channel