Juventus ka hyrë në garë për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

19-vjeçari i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni, gjë që ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Sipas disa spekulimeve edhe “Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë lojtarin gjatë afatit dimëror.

Disa raportime thonë që kampioni i Italisë është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për futbollistin norvegjez.

Përveç Juventus, për shërbimet e futbollistit Haaland të interesuar mbeten Manchester United, City dhe Real Madrid, transmeton KosovaPress.

Haaland ka shënuar 22 gola gjatë këtij sezoni në vetëm 15 paraqitje për gjigantin austriak.

Top Channel