Një makinë me lëndë drusore është bllokuar në zonën e mbrojtur Mali me Gropa Bizë, Martanesh.

Inspektoriati pyjor në bashkëpunim me shërbimin pyjor të bashkisë Bulqizë sekuestruan makinën me lëndët drusore që ishin prerë në mënyrë të paligjshme.

Burime nga inspektoriati pyjore bëjnë me dije se një pjesë e lëndës drusore ishte prerë për shtylla për galeritë e minierave.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast kanë nisur hetimet për personat përgjegjës.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel