“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Skuadra e Feronikelit ka shkarkuar trajnerin Dejan Vukicevic për shkak të performancës jo të mirë.
Feronikeli këtë sezon nuk është në formën e pritur pasi në 12 xhirot e para në Superligën IPKO ka pesë humbje, një barazim dhe gjashtë fitore.
Me këto ndeshje ka bërë që të jetë në vendin e gjashtë në tabelë me 19 pikë, shtatë më pak se lideri Ballkani.
Presidenti i klubit, Naser Ramaj ka vërejtur se duhet të bëhen ndryshime, andaj ndodhi kjo ndërprerje e bashkëpunimit.
Kjo gjë është njoftuar nga faqja zyrtare e Feronikelit. /KosovaPress/
Top Channel