Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar që dënimi për Armando Koçerrin nga 15 vite të ulet në 10 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Kocerri është pjesë e bandës së Habilajve dhe akuzohet për veprat “Grup Kriminal” dhe “Trafikim droge në tentativë”.

Ai u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë.

Prokurorët e çeshtjes janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Prokuroria tha: Armando Kocerri është pjesë e grupit të Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, shtëpinë e tyre e kishin kthyer në magazinë ku grumbullonin hashash dhe më pas e trafikonin.

Kocerri kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn.

Armando Kocerri kishte rol ndihmues në grup.

Kocerri ka qenë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel