Një video është shpërndarë në internet ku shikohet trajneri i të rinjve të Laçit Nduer Tarazhi ku pas një humbjeje dhunon lojtarët e tij.

Policia ka reaguar për rastin në fjalë ku bën me dije se video i daton vitit 2016 dhe se është proceduar penalisht 77 vjeçari.

Njoftimi:

Kurbin

Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se  nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA