Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar sot me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani, në kuadër të përgatitjeve për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, në zgjedhjet e së cilës këto dy parti morën më së shumti vota.

Në një postim në Facebook, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shpalosur detaje nga takimi me nënkryetaren e LDK-së.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA