“Agim Kajmaku”/ KQZ mblidhet të premten
30/10/2019 12:34
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të vendosur për “fatin” e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
KQZ njofton se në mbledhje do shqyrtohet rezultati i verifikimit të Prokurorisë për Kajmakun.
Kajmaku pas denoncimit të PD-së, u verifikua nga prokuroria se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.
Agim Kajmaku pranon se është Jorgo Toto, letër Prokurorisë: Nuk kisha dijeni për gjyqin
Top Channel