Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona: Me Conten kam fituar shumë

29/10/2019 19:18

Antonio Conte pas sfidës ndaj Parmës ka deklaruar se ka mungesë lojtarësh në organikë, veçanërisht në mesin e fushës dhe drejtuesit zikaltër janë të gatshëm t’ia mbushin boshllëkun e krijuar në merkaton e janarit.

Një nga emrat më të përfolur që mund të përfundojë te ekipi milanez është mesfushori kilen Arturo Vidal, që ka punuar me teknikun Conte edhe tek Juventusi .

Në një intervistë për mediat, Vidal ka pranuar se nuk është i lumtur në Barcelonë  dhe do të dëshironte që të punonte me Conten.

“Unë punoj shumë që të vazhdoj të qëndroj tek Barcelona, por të them të drejtën nuk jam i kënaqur që rri thuajse gjithmonë në stol, pasi cilësitë e mija nuk i ka asnjë lojtar tjetër në skuadër. ME Conten kam punuar dhe ai më ka ndihmuar që të nxjerr më të mirën nga vetja dhe të rritem shumë si njeri dhe futbollist. Kemi fituar edhe shumë tituj bashkë, ndaj nuk mund të isha kundër një ribashkimi”, deklaroi Vidal.

Mediat spanjolle raportuan për një takim të drejtuesve të Interit dhe atyre të Barcelonës , emrat që u diskutuan mendohen që janë ato të Arturo Vidal dhe Ivan Rakitiç i cili është jashtë planeve të teknikut Valverde.

Top Channel