Shoku i Xhakës:Kjo nuk është e drejtë, Xhaka ka bërë shumë sakrifica për Arsenalin

29/10/2019 11:41

Patrik Dibrani është i zemëruar me mënyrën si fansat e Arsenalit janë duke u sjell me mesfushorin Granit Xhaka.

Xhaka u fërshëlleu nga fansat në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë (2-2).

Dibrani ka thënë se Xhaka ka bërë shumë për “topçinjtë” dhe gjithnjë ka qenë i rregullt në formacionin e parë, transmeton KosovaPress.

“Graniti bën gjithçka për futbollin. Nuk e kuptoj pse të gjithë janë kundër tij. Ishte i padiskutueshëm në Basel dhe kishte vetëm 18 vjeç. Ishte kapiteni me i ri në Borussia Monchengladbach. Është i rregullt në Arsenal dhe tani të gjithë janë kundër tij. Nuk është e drejtë”, deklaroi ai.

Arsenali për momentin është në vendin e pestë me 16 pikë, 12 me pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje.

Top Channel