Qeni hero! Ndoqi deri në vdekje liderin e ISIS në luftën kundër terrorizmit islamik

29/10/2019 14:37

Një qen i ushtrisë amerikane e ndoqi deri në vdekje në Siri liderin e ISIS Abu Bakr al-Bagdadi. Tani kafsha ka të gjitha mundësitë të bëhet hero në SHBA, në luftën kundër terrorizmit islamik.

Qeni i plagosur në operacionin ushtarak amerikan kundër kreut të ISIS-it është mbuluar me lëvdata nga Presidenti Donald Trump dhe krerët e ushtrisë amerikane.

Qeni “i mrekullueshëm” ka bërë në Siri një “punë të shkëlqyer, në ndalimin dhe në vrasjen” e terroristit në Siri, shkroi Trump në twitter dhe publikoi një foto të kafshës.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley gjithashtu theksoi se qeni kishte bërë një “shërbim të jashtëzakonshëm”.

Kafsha është në rrugën e shërimit të plotë dhe ndodhet tashmë pranë ushtarakut përgjegjës për të në shërbim, tha gjenerali i lartë amerikan në një konferencë shtypi në Pentagon.

Emrin e kafshës dhe racën e tij ai nuk e tregoi: “Ne e mbrojmë identitetin e qenit”, tha Milley.

Ai e justifikoi këtë me rrethanën se qeni ndodhet akoma në zonën e operacionit. Me sa duket bëhet fjalë për një qen stani belg. Kjo racë përdoret shpesh nga forcat speciale të ushtrisë amerikane. Qeni e ndoqi pas në një tunel kreun e milicisë xhihadiste “Shteti Islamik”, ku al-Bagdadi më pas vrau vete ndhe tre nga fëmijët e tij me shpërthimin e brezit me eksploziv që mbante në trup.

Qeni u nxorr nga ushtarët amerikanë. Ministria amerikane e mbrojtjes njoftoi se eshtrat e tij u varrosën në det të hapur. Edhe kufoma e liderit të Al-Kaeda-s, Osama bin Laden, i cili u vra në një operacion ushtarak amerikan në Pakistan në vitin 2011, gjithashtu u varros në det.

Top Channel