Zbulohen projektligjet e paketës fiskale 2020. Në thelb ndryshimet e taksave janë minimale, dhe qeveria është përqëndruar kryesisht në rregullimet e ligjore për procedurat tatimore që lidhen me procesin e fiskalizimit.
Penalitetet bëhen progresive dhe termi kupon tatimor zëvendësohet me fjalën faturë.
Gjobat për ata që nuk lëshojnë fatura nisin me 50 mijë lekë per bizneset e vogla pa TVSH, dhe përfundojnë në 150 mijë lekë për bizneset e mëdha, por jo më pak se vlera e TVSH-së munguar. Po kaq jane gjobat per mos futjen ne skemen e re te fiskalizimit.
Nga ana tjetër blerësi ose çdo pranues i faturës së lëshuar për pagesë me para në dorë, i cili nuk e merr faturën dhe nuk ia tregon tatimoreve në i kërkohet pas largimit nga vendndodhja e biznesit të shitësit dënohet me deri 100 mijë lekë nëse është tatimpagues i regjistruar për TVSH, deri 50.000 lekë nëse është biznes i vogel.
Por kujdes gjoba ka dhe per qytetaret qe nuk marrin faturën e shitjes. Me ligjin aktual gjoba për konsumatorët ishte 1000 lekë, tani behet 2 mijë lekë.
Nderkohe lehtesime fiskale do te kete per industrinë automotive ku tatim fitimi behen 5%, nga 15% që është per bizneset e tjera. Industria automotive pëfshin sektoren e prodhimit të pjesëve tekonoligjike, që nga telat e deri te pjesët e këmbimit. Ne këtë fushe Shqipëria eshte shume prapa vendeve si Maqedonia dhe Serbia, dhe stimuli fiskal bëhet për të nxitur kete industri.
Po ashtu lehtësira ka për sektorin e sportit dhe sposorizimet. Përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale për shpërblimet që marrin sportistët dhe ekipet sportive te federuar, për rezultatet e arritura gjatë aktivitetit sportiv. Tjetër ndyshim ligjor është ai që zbut taksën e luksit me automjetet kur ato nisin et vjeterohen.
Top Channel