Kujdes nga gjarpri! Shenjat e pazakonta që i gjen vetëm në Australi

29/10/2019 15:03

Australia ka rreth 1 milion kilometra rrugë, te shtruara dhe të pashtruara. Kushdo që i ka rënë rruga si turist është habitur nga tabela të pazakonta paralajmëruese në rrugë.

Për të ruajtur si drejtuesin e mjetit e po ashtu edhe botën e egër mjaft të pasur, australianët kanë mënyra të veçanta për të paralajmëruar.

Disa foto janë dërguar redaksinë e Top Channel nga studentët e një kampusi në Melburn, ku në çdo hap gjen paralajmërime për kujdes nga gjarpri, si dhe këshilla se çfarë duhet bërë në rast pickimi.

Ja disa prej tyre që paralajmërojnë për rrezikun nga gjarpërinjtë, krokodilët, merimangat etj.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel