Këta janë lojtarët që Barcelona kërkon t’i shesë

29/10/2019 14:32

Barcelona duhet të shesë disa lojtarë në vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos këtë probleme financiare.

Sipas mediave spanjolle, klubi duhet të fitojë 124 milionë euro nga shitja e lojtarëve. Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë lojtarët e parë që mund të shiten në afatin dimëror.

Për kroatin ka shprehur interesim të madh Juventus, ndërsa për Vidal është i interesuar rivali Inter. Tjetër lojtar që pritet të shitet në verën e ardhshme është braziliani Philippe Coutinho.

Për momentin Coutinho është në Bayern Munich në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Top Channel