Halloween i parakohshëm! Paradat e frikshme në Singapor

29/10/2019 12:14

Rrugët e Singaporit u mbushën me kllounë vrasës dhe kukulla të frikshme për Halloween.

Edhe pse festa është në 31 tetor, vendasit atje duket mezi e presin e kremtimet, i nisin përpara. Ne eventin e “netëve horror” të Halloween-it, organizuar nga universal Studios Singapore, ulërimat nuk munguan.

“Mirë deri tani, ishte vërtet argëtuese, mendoj se produksioni ka bërë një punë shumë të mirë. Është hera e parë për mua që marr pjesë në një natë të tillë, dhe deri tani, është një eksperiencë fantastike”, u shpreh Benedict Teo, vizitor.

Një tjetër vizitor, Jimmy Kwoh tha:

“Ka një sektor aty ku pluskojnë koka kllounësh, të cilat mund ti t`I shtysh, miqtë e mi u frikësuan vërtet.”

Kllounët shfaqen shpesh në netët horror të Halloween-it në Singapor. Duket se vendasit I kanë frikë. Figura tmerruese të tyre gjenden edhe në Karnavalin e Magjepsur të Halloween-it, si për ta plotësuar kështu takimin e personave në kërkim të adrenalinës me vrasësit hundë-kuq të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

Top Channel