Aktorja e famshme Jennifer Aniston di shumë mirë si ta marri vëmendjen e mediave. Gjatë emisionit ajo ka puthur në buzë moderatoren e njohur Ellen DeGeneres.

Aniston nuk e pati problem të puthë mikeshën e saj prej vitesh, pak ditë pasi ajo puthi kolegun Howard Stern në program.
“Kur është hera e fundit që ke puthur një vajzë në buzë”, e pyeti Ellen.

50-vjeçarja mori një sekondë për të menduar mbi përgjigjen e saj – dhe tha: “Unë nuk i puth vajzat në buzë, jo …” me një hezitim – në atë pikë Ellen u përkul, dhe aktorja me moderatoren ndanë një puthje.

“Kjo është ajo që donin të shihnin; ata e kanë dashur këtë me vite!”, Tha Ellen. Shpresojmë që bashkëshortja e Ellen, Portia de Rossi, me të cilën është martuar prej vitit 2008, të mos bëhet xheloze.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA