Haradinaj përkrah operacionin për vrasjen e liderit të ISIS-it
28/10/2019 11:59
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përshëndetur operacionin e ushtrisë amerikane për vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi.
Ky operacion sipas Haradinajt është moment historik.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top Channel