Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është inspirim.

Holandezi është në të njëjtën ligë me 20-vjeçarin, i cili është në një formë të mrekullueshme, pasi ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 4 asistime gjatë këtij sezoni.

“Do të thosha se Mbappe është sulmuesi më i mirë. Është i pabesueshëm. Është inspirim për të gjithë sulmuesit dhe ëndërr e keqe për të gjithë mbrojtësit. Si sulmues, e pëlqej punën që po e bën”, deklaroi ai.

Holandezi në fund tha se liga franceze është shumë e vështirë pasi është shumë e shpejtë.

“Njerëzit nuk e dinë çfarë niveli është. Disa klube janë të forta por edhe të shpejta. Janë edhe shumë lojtarë të mirë të cilët po largohen”, përfundoi ai.

Top Channel