“Nëse dikur të gjitha vajzat shkulnin flokët për Shpat Kasapin, sot ato shkulin krevatin”. Ky është Shpat Kasapi me përgjigjen në majë të gjuhës. Ky ishte vetëm fillimi i një serie “thumbash” që “E Diell” kishte përgatitur ndaj këngëtarit të shumë hiteve muzikore e që në puntatën e sotme ai nuk u kursye hiç fare në intervistën tij.
Ai deklaroi se shumë shpejt do të bëhet pjesë e politikës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në gjurmët e nënës së tij Xhylymser Kasapi e cila është deputete e LSDM-së.
“Unë do të bëhem deputet nëse populli me do dhe më pëlqen” pohoi ai.
Meqë jemi te mamaja, është aluduar shumë shpesh që ajo ka ndikim në jetën personale të Shpatit.
“Nuk është e vërtetë, ajo më ka lënë të lirë” rrëfen Kasapi. “Ama kritikat e saj nuk mungojnë sidomos kur nuk pastroj tavolinën pazi mbaroj së ngrëni apo kur lë dhomën rrëmujë” pohoi me të qeshur ai.
Shpati numëron shumë klipe muzikore të realizuara ndër vite ndaj sot ai mund të gjykojë fare mirë se cilin prej tyre nuk do ta kishte publikuar kurrë.
Dhe është e habitshme sesi një nga këngët HIT që e bëri atë të njohur në fillimet e veta, pikërisht klipin e këngës “Largohu ti” ai nuk e pëlqen.
“Përpos këtij klipi janë dhe disa klipe që realizohen për Vit të Ri ndërsa kënga që i pëlqen më shumë është, Kush të ndau prej meje” sqaroi ai.
Në fund Shpat Kasapi këndoi ‘akapela’ një nga këngët e Elita 5 “Të pres” ku babai i tij i ndjerë N.Kasapi ka realizuar tekstin.
Top Channel