Borussia Monchengladbach mposhti Eintracht Frankfurt me rezultat 4:2 dhe kanë marrë kreun e renditjes në tabelë.

Golat për vendësit i shënuan Thuram 28, Wendt 45+2, Elvedi 75, Zakaria 85, ndërsa për mysafirë Da Costa ‘59 dhe Hinteregger ’79.

Të përzgjedhurit e trajnerit Mark Rose arritën fitoren e gjashtë në 9 ndeshje në Bundesligë dhe kanë 19 pikë, një më shumë se Bayern në vendin e dytë.

Në ndeshjen e partë të ditës së sotme Wolfsburg dhe Augsburg u ndanë pa gola.

Top Channel