Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 19ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 27 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 24ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA