Ushtari qëllon kolegët, 8 të vdekur dhe 2 të plagosur

26/10/2019 07:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku mbetën të vrarë tetë ushtarë dhe u plagosën dy të tjerë.

Një ushtar qëlloi kolegët e tij në një bazë në rajonin Zabaikale të Siberisë. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas saj, ushtari mund të ketë pësuar sulm nervor kur ka nisur të shtënat.

Ushtari, emri i të cilit nuk është bërë publik po e ruante bazën në atë kohë.

Një komision i posaçëm, i udhëhequr nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrey Kartapolov, u tha se është nisur drejt vendit ku ka ndodhur incidenti.

Top Channel