Paqja në Ballkanin Perëndimor dhe vlerat evropiane janë zgjidhja e vetme për shtetet e këtij rajoni. Për këtë arsye në inaugurimin e Samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahen në Tiranë nga liderët e rajonit, u kërkua gjetja e një baze të përbashkët për t’i adresuar problemet që i shqetësojnë rajonin.

Pjesë e këtij samti ishte dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duke folur për paqen në Ballkanin Perëndimor, tha se ajo varet shumë nga marrëveshja Kosovë-Serbi.

“Paqja afatgjate e Ballkanik Perëndimor në masë të madhe varet nga një marrëveshje, nga një paqe e përhershme mes Kosovës dhe Serbisë. Në një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nuk ka si të mos përfundojë me një njohje reciproke si dy shtete të pavarura. Kjo marrëveshje ka edhe anën tepër të rëndësishme të shtytjes politike edhe ekonomike nga BE-ja. Jemi të vetëdijshëm për hamendjen e ngecjet e BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne në Kosovë po e paguajmë çmimin e rëndë të shtyrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Është bërë e padrejtë ashtu siç Shqipërisë, ashtu edhe Maqedonisë së Veriut. Unë jam i sigurt se tërë kjo nuk do të shkaktojë hamendje apo dyshime se çka duhet të bëjmë apo si duhet të sillemi me BE-në. Ne duam të bëhemi shtete anëtarë të BE-së, nuk kemi fat tjetër politikë dhe historikë”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski tha se përkundër që shtete e Ballkanik Perëndimor po përballen me një situatë ku po ka hezitim për hapje të negociatave nga BE-ja për shtetin e tij dhe Shqipërinë, si dhe mosliberalizim të vizave për Kosovën, zgjidhja e vetme e tyre janë vlerat evropiane.

“Kemi një përgjegjësi shumë të madhe për të bërë ballë trendeve negative dhe për t’i drejtuar shoqëritë tona drejt vlerave evropiane. Unë besoj se për demokratizimin e shteteve në rajon duhet të rrisim ndërveprimin mes grupeve politike, si dhe atë individuale në të gjitha sferat dhe të prodhojmë një paqe të qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik më të qëndrueshëm. Kjo do të rezultojë një ndërlidhje më të madhe mes vendeve tona”, tha presidenti Pedarovcki.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se qëllimi kryesor i këtij samiti është paqja dhe gjetja e një baze të përbashkët për t’i adresuar problemet që i shqetësojnë rajonin.

“ Ka pasur një të kaluar historike shumë të trazuar, por edhe në kushtet e sotme ka probleme shqetësuese. Ambasadorët e Paqes në vise ku banojnë shqiptarët si qëllim kryesor kanë pasur në forcimin e marrëdhënieve miqësore të Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

E kryetarja e Federatës Universale së Paqes, Hak Ja Han Moon, duke folur për paqen në botë, tha se shtetet duhet të orientohen më shumë me interesa të përbashkëta të të gjithëve dhe jo të kenë ide më shumë nacionaliste.

“Ka diçka themelore që po i mungon qofshin ato shtete të vogla, a po të mëdha në OKB që kanë një sfidë nacionalizmin. Merret me interesa kombëtare mbi interesat e përbashkëta. Kjo e pengon prosperitetin. Është e njëjta gjë edhe për BE-në”, tha ajo

Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, nën patronazhin e të cilit po mbahet ky samit, ministra Elisa Spiropali kërkoi të largohet më shumë egoizmi shtetëror por të krijohet një botë më e mirë për t’i lënë trashëgimi gjeneratave të reja.

“Të përpiqemi të gjejmë mënyrat për të krijuar një botë më të mirë, jo si shprehi e egoizmit vetëm për veti, por një botë më të mirë për gjeneratat që do të na besojnë. E ka bërë më mirë Federata Universale e Paqes”, tha ajo.

Samitit i Paqës për Evropën Juglindore po mbahet për herë të parë në Shqipëri i cili do të zgjasë deri nesër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA