Në shtator të vitit 1989, princeshë Diana ishte te shtëpia e prindërve të saj, në Althorp të Northamptonshërit, Angli, kur nuk e përmbajti dot zemërimin që kishte për njerkën.
28-vjeçarja bëri fjalë me konteshën Raini Spenser, e cila ishte martuar me babain e saj, Xhonin, që prej 13 vitesh. Pastaj e shtyu aq fort sa kontesha u rrokullis nga shkallët.
Këtë e tregon ish-ndihmësja personale e konteshës, Sju Haui, në një dokumentar që është transmetuar kohët e fundit, i cili përqendrohet te marrëdhënia “dashamirësi/urrejtje” që Diana ka pasur me njerkën e saj. Haui thotë se kontesha u ngrit e tronditur dhe me të nxira nëpër trup.
Të dyja gratë kanë vdekur sot. Diana vdiq në një aksident me makinë në vitin 1997, ndërsa Raini, vajza e shkrimtares së famshme angleze, Barbara Kartland, vdiq në vitin 2016 nga kanceri.
Armiqësia e tyre, por dhe miqësia e papritur, është një histori tërheqëse që ka çuar në realizimin e këtij dokumentari.
Aj.P
Top Channel