Sfida e parë e natës së tretë ka nisur me surpriza! Dy skuadrat janë vënë përpara dy vazove të mbuluara. Në to ndodheshin gjallesa, të cilat konkurrentët do të duhet t’i gatuanin për të prezantuar pjatën e tyre përpara shef Renatos. Për vajzat, shef Renato ka zgjedhur ngjala të gjalla, ndërsa për djemtë gaforre.
Secili prej tyre duhet të kapte një nga gjallesat e më pas të përgatiste pjatën personale. Kristina është përlotur pasi ngjalat i kujtonin një ngjarje të hidhur të jetës së saj. Ato ngjasonin me gjarpërinjtë e kjo I sillte asaj një ndjesi të keqe sepse vite më parë babai I saj ishte pickuar nga një gjarpër. Mes lotëve, ajo tregoi se si e ka përjetuar këtë gjë e si u ndje kur hoqi copën e zezë nga vazoja e pa ngjalat.
Edhe Marsela u përlot dhe e kishte shumë të vështirë të merrte në duar një prej tyre.
Megjithatë, vajzat janë treguar më guximtare se djemtë pasi fillimisht Rezarti ka refuzuar të kapë gaforren, duke rrezikuar edhe pikën për skuadrën e tij. Pas kritikave nga shokët e skuadrës, ai arriti ta kapë një të tillë.
Edhe pse ai vendosi në pjatën e tij një gaforre dhe përgatiti një supë me të, Rezarti u fali pikën e tij vajzave. Kështu, ato u shpallën fituese duke fituar një drekë në restorantin e shef Renatos. Ndërkohë djemtë, si humbës, do të duhet të pastrojnë ambientet e Top Channel.
Shefi ua ka bërë këtë edhe më të vështirë duke ua ndaluar kategorikisht komunikimin me stafin e Top Channel gjatë pastrimit.
Top Channel