Në episodin e kaluar të Hell’s Kitchen, konkurrentëve ju bashkua edhe kamarieri i restorantit. Ky i fundit, doli para tyre me bindje të plotë se mund t’i sfidonte. Sot, episodi i tretë nisi pikërisht me të. Shef Renato i caktoi atij detyrën e parë në “kuzhinën e djallit”: të gatuajë mëngjesin për konkurrentët e tjerë.

Gjatë kohës që Sokoli gatuante, shef Renato iu afrua për të mësuar më tepër rreth tij. Ai, mes lotëve, tregoi se nuk ka ndjekur karrierën e tij por është kthyer në Shkodër për të qënë pranë prindërve.

Kjo, jo për arsye shëndetësore por sepse pesë vëllezërit e motrat e tij janë larguar nga Shqipëria, e nuk mund t’i linte prindërit vetëm për shkak të moshës.

Me sa duket, pas djalit me vetëbesim e ambicie, fshihet edhe një Sokol tjetër.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA