E nisi me “hile”, por ja si ia doli vogëlushja e njohur të përfundonte garën 10K

25/10/2019 19:37

Mei Garushi është vogëlushja që tërhoqi vëmendjen në “Maratonën e Tiranës”, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për vet faktin që arriti ta përfundonte garën nga fillimi deri në fund.

Mei dhe nëna e saj, gazetarja Suela Ruseti, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të treguar detaje dhe të pathëna nga pjesëmarrja në maratonë.

“Normalisht Mei ishte më e vogla, ishte dhe vajzë, ndaj bëri një çikë përshtypje më shumë se të tjerët. Me thënë të drejtën nuk është se ishte shumë e lejueshme dhe kemi bërë pak “hile”, tha Suela, duke iu referuar faktit që Mei u regjistrua në garë me emrin e të atit.

Ajo tregoi se Mei dhe dyvëllezërit e saj janë mësuar me sporte të ndryshëm dhe bashkë me të atin bëjnë gjithnjë ecje nga liqeni, madje më shumë se sa 10 kilometër.

Ndërkohë vetë Mei u shpreh e kënaqur nga pjesëmarrja dhe tregoi se është në pritje të sfidës së radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA