Conte: Këtë reagim prisja nga futbollistët e mi, përmirësimi i tyre më bën të ndihem me fat

25/10/2019 19:47

Antonio Conte ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë shtypi, në vigjilje të ndeshjes që ekipi zikaltër do të luaj ndaj Parmës këtë të shtunë.

Tekniku nuk ka lënë pa përmendur, ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Sassuolos, sfidë që udhëhiqej nga Interi me rezultatin 4-1 deri në minutën e 70, por që rrezikoi të barazohej pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 4-3. Trajnerit i ka pëlqyer reagimi i ekipit në sfidën ndaj Dortmund dhe këtë gjë e ka përmendur edhe gjatë konferencës.

“20 minutat e fundit ndaj Sassuolos ishin shumë zhgënjyese për mua dhe stafin. Lojtarët e kuptuam që duhet të përmirësohemi dhe të mos e tolerojmë kundërshtarin pavarësisht rezultatit. Sfida ndaj Dortmund ishte reagimi që unë kërkoja nga lojtarët e mi. Kjo nxjerr në pah gjërat pozitive dhe negative të ekipit. Më pëlqen ky grup që unë drejtoj lojtarët e kuptojnë gabimin dhe kanë dëshirë të përmirësohem ndaj e konsideroj veten me shumë fat.

Top Channel