Një adoleshent 18-vjeçar arriti të çajë rrethimin e burgut për femra në qytetin Vechta të Gjermanisë dhe të ngjitet deri te dritarja e qelisë së të dashurës.

Djali ishte ngjitur lart në mur, pa bluzë, që të mos i ngecte nëpër telat me gjemba. Policisë iu desh të njoftonin zjarrfikësit për ta zbritur.

Ai kishte ishte futur brenda rrethimit të burgut pak minuta pasi e dashura, edhe ajo 18-vjeçe, i kishte thënë në telefon që nuk kishin më punë bashkë dhe që quheshin të ndarë.

Duke mos pasur durim për të lënë një orar takimi normal nga dera, 18-vjeçari shkoi t’i lutet në këtë mënyrë që të kthehen bashkë, dhe tani pret të dalë në gjyq për shkeljen.

Aj.P

FOTO GALERI
3/4
Duke mos pasur durim për të lënë një orar takimi normal nga dera, 18-vjeçari shkoi t’i lutet në këtë mënyrë që të kthehen bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA