Brazili publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, shumë emra surprizë në përbërje të tij

25/10/2019 19:57

Brazili do të zhvillojë dy miqësore në muajin nëntor një kundër Argjentinas dhe një tjetër ndaj Koresë së Jugut. Trajneri Tite i ka surprizuar të gjithë me lojtarët e grumbulluar ku nuk mungojnë surprizat.

Tekniku ka vendosur që të testojë lojtarët që nuk i ka provuar deri më tani dhe kryesisht janë lojtarë të rinj.

Emerson i Betis, Daniel Fuzato i Romës, Rodrygo i Real Madridit dhe Douglas Luizi i Aston Villas janë disa nga lojtarët që priten të debutojnë për herë të parë me fanellën e kombëtares.

Në sy bie re mungesa e Viniciusit, dhe Gabigol lojtar që ka bërë mjaft mirë në kampionatin brazilian po që nuk ka bindur teknikun. Gjithashtu mungon dhe Neymar i cili është i dëmtuar dhe do të mungojë në këto dy sfida.

Top Channel