Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve P.Gj. dhe L.GJ, të cilët më 12 tetor kishin sulmuar dy zyrtarë policor në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në një komunikatë për media, Gjykata Themelore e Pejës njofton se aktakuza ndaj të pandehurve ka ardhur si rezultat i veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Të pandehurit, P.GJ, dhe L.Gj, akuzohen se me datën 12 tetor të këtij viti, rreth orës 8:20, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, në bashkëkryerje kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht, zyrtarët policor, N.G, dhe H.B, në atë mënyrë, derisa zyrtarët policor ishin nisur drejt vendit të ngjarjes në fshatin e lartcekur, ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe ishin krijuar kolona të gjata të automjeteve, të njëjtit vërejnë një veturë e cila ishte duke tejkaluar në vijën e plotë, të cilën e ngiste i pandehuri L.GJ, e si pasagjerë ishte i pandehuri tjetër P.GJ, ku pasi ndalohen nga zyrtarët policor dhe ju merren dokumentet për shqiptimin e gjobës, dy të pandehurit dalin nga vetura dhe fillojnë t’i sulmojnë fizikisht zyrtarët policor, duke ju shkaktuar të dëmtuarve lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë./KosovaPress/
Top Channel