Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, të mbështesë kërkesën e tij për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.
“Ka ardhur koha për Jeremy Corbyn të sillet si një njeri”, deklaroi drejtuesi konservator për Sky News,
“Të organizojmë zgjedhje më 12 dhjetor”, shtoi ai.
Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi dje se propozonte zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, por organizimi i këtyre zgjedhjeve kërkon miratimin e opozitës.
Jeremy Corbyn rikonfirmoi dje në mbrëmje se partia e tij nuk do të votonte për zgjedhje të parakohshme për aq kohë sa nuk do të përjashtohet kërcënimi për një dalje pa marrëveshje.
Top Channel